Fundviti, Policia e Shtetit shton kontrollet

 

policia

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë festive të fundvitit. Drejtori i Policisë, Haki Çako, tha se kontrollet synojnë parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve gjatë ditëve të festave.

Deklarata e Çakos vjen një ditë pas publikimit të 22 këshillave të ministrit Saimir Tahiri për të patur festa të sigurta.

Policia ka marrë masa për mbikëqyrjen e personave me precedentë penalë dhe të objekteve të rëndësisë së veçantë, si aeroporti i Rinasit etj.

Kontrollet e Policisë janë shtuar në të gjitha akset rrugore, si dhe janë vendosur qindra gjoba për shkelje të Kodit Rrugor. Ndër rreziqet kryesore të kësaj periudhe mbeten shpejtësia e lartë dhe përdorimi i mjetit nën efektin e alkoolit, gjë që shpesh bëhet shkak për aksidente tragjike në këto ditë festive.

Pin It