Provimi i Shtetit për mësuesit, udhëzimet dhe datat

provim2

Provimi i Shtetit për mësuesit do të zhvillohet në datat 23 nëntor – 12 dhjetor. Kalendari i plotë i datave të provimeve sipas profilit të mësuesve gjendet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Të parët do të testohen të rinjtë që kanë përfunduar studimet për Histori-Gjeografi, ndërsa më pas provimi do të vijojë për mësuesit e gjuhës angleze dhe do të përfundojë me kandidatët që kërkojnë të marrin licencë për arsimin fillor.

Pyetjet e provimit do të bazohen në programet orientuese të publikuara nga AKP për çdo lëndë. Asnjë pyetje nuk do të jetë jashtë programit, duke qënë se të gjitha janë me alternativa dhe nuk ka vend për interpretim. Pyetjet e provimit janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit. Ato synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës.

Provimi do të zhvillohet në mënyrë elektronike. “Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat pastaj ta konfirmojë atë. Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhese e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve të grumbulluara si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara. Kur koha e provimit përfundon automatikisht printohet një dokument vërtetimi, me foto, shoqëruar me informacioni e sipërpërmendur”, – thuhet në udhëzuesin për zhvillimin e provimeve të shtetit.

Vlerësimi

Për mësuesit përdoret shkalla e vlerësimit nga 1-100 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 10, nëse merr 95¬100% të pikëve, me notën 9 nëse 85-94% të pikëve dhe me notën 8, nëse merr 75¬84% të pikëve. Në rast se një kandidatë merr 65-75 pikë atëherë vlerësohet me notën 7, nëse merr 55-64% të pikëve me notën 5 dhe nëse merr 50¬54 pikë vlerësohet me notën 5. Nëse marrin nga 1-49 pikë, mësuesit vlerësohen me notën 4.

Pin It