Pyetja më e tmerrshme që nuk duhet t’ia bësh kurrë fëmijës sipas Lira Gjikës

Qoftë një herë të vetme jemi pyetur në vegjëli apo kemi pyetur fëmijët: Kë do ti më shumë? Këtë pyetje Lira Gjika e quan të tmerrshme, pasi ushqen edhe dyshimin dhe pasigurinë.

Postimi i plotë në Facebook:

“Kë do ti më shumë?” Kjo pyetje e tmerrshme, jo vetëm e vendos fëmijën përpara dilemës se cilin duhet të zgjedhë, por ushqen edhe dyshimin dhe pasigurinë. Kjo pyetje, që e drithëron fëmijën, që i than shpirtin fëmijës, mesa duket, është e pamundur të shkulet nga fjalori ynë. Këtë pyetje, i a bëjnë fëmijës, të gjithë të rriturit pa përjashtim: prindërit, gjyshërit, mësuesit, gazetarët, deri pediatrit e psikologët. Asnjërit nuk i shkon mëndja, se çfarë presioni dhe ankthi i krijojnë fëmijës. Fëmija nuk e kupton këtë frazë, pasi ai mendon se janë të rriturit, që duhet ta duan dhe jo ai, që është i vogël. Gjithashtu e vendosin para një zgjedhjeje, që ai nuk di ta bëjë. Ai ka nevojë për të dy prindërit e tij dhe nuk arrin të kuptojë pse duhet të zgjedhë njërin. Të rritur, lëreni të qetë fëmijën.

Pin It