Dervishaj në Forumin e Vjenës: Më shumë vëmendje financiare për Ballkanin Perëndimor

Zv/ministri i Ekonomise Sokol Dervishaj, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpallur te hapur tenderin per privatizimin e 4 hidrocentraleve, Bistrica 1, Bistrica 2, Ulzen dhe Shkopetin.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, mori pjesë në punimet vjetore të Forumit Ekonomik të Vjenës, i cili këtë vit u fokusua te transporti dhe ndërlidhjet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Dervishaj prezantoi projektet infrastrukturore të vendit në kuadër edhe të Procesit të Berlinit. Ai e konsideroi këtë si një nismë të rëndësishme që dha produkt konkret financimin për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.

Megjithatë Dervishaj kërkoi më shumë vëmendje fianaciare nga Be në lidhje me projektet e transportit në Ballkanin Perëndimor, si një mënyrë për rritur ekonominë dhe afruar më shumë këto shtete me Unionin. Ai bëri thirrje edhe për më shumë investime në sektroin e transportit dhe industrisë detare, të cilat kanë potencial zhvillimi falë pozicionit gjeografik të vendit.

Ministri gjithashtu falenderoi donatorët për ndihmën e dhënë në gjithë këto vite për projektet në transport dhe infrastrukturë. Nga ana e tyre përfaqësues të institucioneve donatore, u shprehën të gatshëm të vijojnë mbështetjet për projektet infrastrukturore të Shqipërisë.

Në këtë forum merrnin pjesë politikanë, donatorët ndërkombëtar dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme financiare.

 

 

Pin It