Vuçiç në Konferencën e Parisit, kërkon financime për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë

vucic_620x0-620x356-905x395

 

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të kërkojë në Konferencën e Parisit financime për ndërtimin e autostradës nga Beogradi në Merdar, autostradë e cila vijon më pas në drejtim të Shqipërisë, pjesë e Rrugës së Kombit.

Mediat serbe shkruajnë se gjatë qëndrimit në Paris, Vuçiç do të takohet me përfaqësues të lartë të BE-së, si me Komisionierin për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Gjithashtu, Vuçiç do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si dhe me disa kryeministra të rajonit.

Duke folur për infrastrukturën, Vuçiç tha për mediat serbe se investimet në autostradën Nish-Prishtinë janë rruga më e mirë për t’u lidhur më shpejt me Shqipërinë.

Ai tha se projekti ka rëndësi shumë të madhe edhe për disa zona të Serbisë. “Mendoj se kjo është lidhja më tej infrastrukturore me Shqipërinë”, tha ai.

Vuçiç deklaroi se Serbia ka shkuar në Forumin e Parisit për të paraqitur projektet e veta infrastrukturore. Paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishme për progresin ekonomik tha Vucic  duke shtuar se Serbia do të ketë rritje të madhe ekonomike dhe përmirësimin e standardeve të jetesës.

Pin It