Autostrada Tiranë-Durrës plotësisht e hapur për fundjavë

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftojnë qytetarët se autostrada Tiranë-Durrës dhe anasjelltas do të jetë plotësisht e hapur për fundjavë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se deri nesër ora 14:00 përfundon ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në Maminas-Sukth-Shkozet.

Në një njoftim për media nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore bëhet e ditur se “pas orës 14:00 dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës dhe ai anasjelltas Durrës-Tiranë do jenë plotësisht të hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës”.

“Ditën e shtunë, ARRSH dhe Policia Rrugore do ju informojnë sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në Shkozet-Durrës dhe më tej aksin Durrës-Tiranë”, thuhet në njoftim. /ATA/

Pin It