30 vite pa Bilal Xhaferrin, shkrimtarin e shquar shqiptar

bilal-xhaferri
Bilal Xhaferri do të festonte sot 81-vjetorin e lindjes, por ne sot e kujtojmë atë edhe pse nuk është më fizikisht në këtë botë.
 
Kush ishte Bilal Xhaferri ?
 
Bilal Xhaferri u lind në fshatin Ninat të Konispolit më 2 nëntor 1935 në fisin e Hasan Tahsinit. Kur ishte 7 vjeç i vdes e ëma, ndërsa më 1944 i pushkatohet i ati si nacionalist. Kështu mbeti jetim me tri motrat. Bilali, mbiemrin e familjes e kishte Hoxha. Mirëpo për mall, dashuri e nderim për të atin, emrin e tij Xhaferr e bëri mbiemër të vetin: Bilal Xhaferri. Për të siguruar jetën dhe për t’u shpëtuar ndjekjeve si bir nacionalisti, largohet prej vendlindjes dhe punon korrier në Sarandë. Kryen një shkollë teknike për ndërtim, punon në Fushë-Krujë në ndërmarrjen Rruga-Ura në ndërtimin e hidrocentraleve në veri. Jeton në Shijak te të afërmit, internohet në fshatin Hamallaj të Durrësit. Në gusht të vitit 1969, largohet fshehurazi prej Shqipërisë, sepse rrezikonte të burgosej. Kalon në Greqi nëpërmjet Janinës, pastaj vendoset në SHBA. Dy vjet punon në gazetën “Dielli” të shqiptarëve të Amerikës. Në tetor të vitit 1974, nxjerr numrin e parë të revistës “Krahu i Shqiponjës” që botonte “Lidhja Çame” në Çikago. Ai e themeloi dhe e drejtoi këtë revistë në të gjitha vitet e botimit, nga 1974 deri në vitin 1986. Revista mbahej kryesisht me shkrime publicistike, poezitë, tregimet dhe shënimet e tij. Nxori 39 numra të revistës. Më 25 nëntor të vitit 1978, në Nju Jork plagoset me thikë prej njerëzish të panjohur, para se të shkonte në kremtimin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe Ditës së Flamurit. Në këtë kremtim, Bilali duhej të mbante një referat. Më 1981, ia djegin redaksinë e revistës “Krahu i Shqiponjës” bashkë me të gjitha dorëshkrimet dhe shkrimet e tjera që posedonte. Në 14 tetor 1986, pas një operacioni, vdes në Çikago në SHBA. Më 6 maj 1995, eshtrat e tij sillen në Shqipëri dhe varrosen në Sarandë.
 
“Bilal Xhaferri ishte një shkrimtar i rrënjëve të etnisë në vitet gjashtëdhjetë, kur letërsia shqipe ose lavdëronte idetë e socializmit, ose fitoren në Luftën e Dytë, duke e thjeshtësuar këtë në absolutin ideologjik të përparimit. Në këtë aspekt, Xhaferri duket i vetmuar për kohën, duket i lidhur me letërsinë e paraluftës; po ky tashti të kaluarën nuk e shikon në stilin e himnizimit e të lavdit, si mbështetje për problemet aktuale, po pikërisht duke marrë një qëndrim kërkues e kritik për të kapur esencat krahas situatës kalimtare. Në këtë vështrim, kërkimi letrar i Bilal Xhaferrit në të shkuarën, në rrënjët etnike, nuk bëhet si shpalim dhe fascinim me të kaluarën, po pikërisht si kërkim për të bërë ndërkomunikime të kohëve. (Sabri Hamiti) në “Poeti i nemun: Bilal Xhaferri”
Atdheu

Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
nje prill i pikelluar ne shpirt.
atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
e mban – dhe te mban ty ne shpirt.

atdheu eshte toka e premtuar.
ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

atdheu eshte buka e uritur.
te iken nga duart e dot nuk te ngop
enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
me syte n’erresire vetveten kerkon.

atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
ne nje pike loti lirine e lind.

atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti

Pin It