Kolumbi, Santos zgjat afatin e armëpushimit

conflicto-metrord

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, zgjati të premten armëpushimin e vendosur mes qeverisë dhe grupit gueril FARC, deri në fund të dhjetorit. Përmes zgjatjes së afatit Santos synon shtimin e dialogut deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje mes dy palëve.

Presidenti Santos, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqen vetëm pak ditë më parë, tha se dialogu nuk mund të zgjasë pafundësisht, prandaj duhet arritur në një marrëveshje të mirëfilltë në dobi të paqes dhe jetës.

Kreu i Shtetit të Kolumbisë, Santos dhe lideri i Forcava të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), Rodrigo Londono, nënshkruan një marrëveshje armëpushimi në 26 shtator, e cila i dha fund luftës civile 50-vjeçare.

Pin It