378 vjet Zhan Rasin, intelektuali klasicist francez

zhan_rasini

Më 22 dhjetor 1639  lindi Zhan Rasin shkrimtar francez. Ai i takon stilit klasicist dhe është i njohur me veprat e tij: Tebaida, Fedra, Andoromaka, Ifgjenia, Britaniku, Bernisa. Jean Racine lindi në Ferte – Milon të Francës Veriore, në familjen e një nënpunësi taksash. Kur ishte trembedhjetë muajsh, mbeti pa nënë, e pas dy muash i vdiq edhe i ati, që e la familjen të mbytur në borxhe. Rasini si jetim u rrit nga gjyshja dhe gjyshi. Pa mbushur dhjetë vjeç, gjyshi i vdes, kurse gjyshja e mbetur e ve, mbyllet në kuvendin Port – Royal (Port – Ruajal, d.m.th. Limani – Mbretëror) pranë Parisit, ku bënin jetën e murgeshave e bija dhe dy motrat e saj. Rasinin e dërguan në një kolegj janseist, që të merrte kulturë të fortë fetare, e ku ndenji në periudhën 1651 – 1655. pas përfundimit të kolegjit, në moshën 16 vjeçare, Rasinin e morën për mëshirë si nxënës ata që në atë kohë njiheshin me emrin vetmitarët: njerëz nga familjet më të shquara të Francës, që qenë tërhequr në një manastir në Port- Royal, duke e kthyer atë në qendër të vërtetë intelektuale. Këtu Rasini mori shkollim të përkryer në frëngjisht, latinisht dhe në greqishten e vjetër. Vdiq më 21 prill 1699 nga kanceri, ku u varros në Port-Royal, por me vendimin e Louisit XIV, më 1710, u varros pranë një kishe në Paris

 

 

Pin It