Edicioni i 55-të i Festivalit të Këngës. Luigj Gurakuqi e Margarita Xhepa prezantuesit e parë

fess-780x439

Festivali i këngës ka mbushur plot 55 vite. Mbrëmja e djeshme shënoi hapjen e natës së parë Festivalit të Këngës në RTSH. Duke shkuar pas në kohë janë sjellë në kujtesën e spektatorëve detaje nga fillesat e kësaj ngjarje të rëndësishëm.

Nuk janë lënë pa kujtuar emrat e mëdhenj që kanë ideuar dhe prezantuar këtë event.

Kështu, nga sa u tha edhe nga prezantuesit gjatë hapjes së natës së parë të këtij festivali, regjisori i parë i tij ka qenë Luigj Gurakuqi, ku në regjinë e tij janë realizuar 4 festivalet e para, nga 1962 deri më 1964.

luigi

Lidhja e tij me festivalet ishte e trefishtë, ku pas dremtimit të regjisë, ishte njëherësh edhe prezantues e autor tekstesh. Ndërsa e para prezantuese femër e këtij festivali ka qenë aktorja e madhe shqiptare, Margarita Xhepa.

Pin It