Nis edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar

Ka nisur mbremjen e djeshme edicioni i 56-te i Festivalit te Kenges ne Radiotelevizionin Shqiptar, ku hapja e natës së parë u bë nga kantautori i njohur italian, Riccardo Cocciante, i cili pas një interviste interesante këndoi edhe një duet me këngëtaren shqiptare, Elhaida Dani.

Ndërsa prezentimin këtë vit për herë të gjashtë u be mjeshtërisht nga  Adi Krasta i cili nuk ishte  i vetëm, pasi shumë personazhe karizmatik të skenës iu bashkuan për prezentimin e këngëve.

Ne naten e pare te festivalit u interpretuan 11 kenge.

Në skenë e këtij festivali do të rikthehen zërat që kanë bërë historinë e tij, Manjola Nallbani, Genci e David Tukiçi, Redon Makashi, Mariza Ikonomi. Bojken Lako, e të tjerë.

Bashkë me ta do të garojnë edhe emra të rinj, por me një karrierë muzikore në ngjitje si, Orgesa Zaimi, Xhesika Polo, Eugent Bushpepa, Ljuis Ejlli e Rrezarta Smaja.

Një e ftuar e veçantë do të jetë Adelina Ismaili, një personalitet i rrallë artistik që prodhoi show bizi shqiptar i viteve ‘90. Produkt i festivalit, fituese, drejtuese festivali, pjesëmarrëse në Sanremo, vjen në skenën e Festivalit, Elsa Lila, me bandën e saj, me një performancë të panjohur më parë nga publiku shqiptar.

Këta ishin interpretuesit e nates se pare: Elton Deda,  Mariza Ikonomi, Vellezerit korcare, Evans Rama, Vellezerit Tukici, Voltan Prodani, Eugent Bushpepa, Rezarta Smaja – Luis Ejlli, Bojken Lako, Manjola Nallbani, Redon Makashi. Sonte do të jetë nata e dytë e një festivali që ndryshe nga viti i shkuar ka gjallëri, profesionalizëm dhe një skenografi të mrekullueshme. Më në fund!

Pin It