Nis sot Festivali Multikulturor i Beratit, deri më 23 korrik art, muzikë dhe kulinari

beratfest-600x480

Më 21 korrik nis rrugëtimin 3-ditor duke ardhur në edicionin e tij të tretë, Festivali Multikulturor i Beratit.

Muzika, tradita, trashëgimia kulturore, koncertet, panairet, ekspozitat me artistë, ideatorë e krijues të ftuar nga vendi dhe bota do të jenë pjesë e këtij festivali.

Drejtori artistik i festivalit Mario Guralumi bën publike disa nga detajet e eventit.

Për më tepër ne kemi përgatitur një kartolinë e cila identifikon programin përgjatë tre ditëve” tha ai.

Festivali organizohet nga organizata “Njerëz dhe Ide”, “ARTPLUS”, Bashkia e Beratit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Ministrja Mirela Kumbaro u shpreh se ky festival përmbush qëllimin e institucionit për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Berati e Gjirokastra janë, jo vetëm dy qytete të rëndësishme për Shqipërinë për nga pikëpamja historike e kulturore, por janë edhe dy qytete të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të botës. Vijojmë me Beratin jo vetëm për të treguar vlerat që ka ky qytet, por për të thënë se Berati, Gjirokastra, Korça e Shkodra janë jo vetëm kulturë, por edhe trashëgimi kulturore me potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi ekonomik e turistik’ tha Kumbaro.

Grupe të rinjsh që performojnë muzikë xhaz dhe këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj do të ngjiten në skenën e Festivalit.

Ne në mënyrën tonë me muzikë kontribuojmë në promovimin e kulturës së vendit tonë. Ky është një qytet me tradita të mrekullueshme dhe është bukur që do të ketë një  skenografi natyrale e historike të jashtëzakonshme’ tha artistja.

Nga 21 deri më 23 korrik Berati do të jetë në festë, ku bashkë me aktivitetet e larmishme, nuk do të mungojnë edhe ushqimet tradicionale të zonës në restorantet beratase.
 

Pin It