Ambasadorët me propozim të ri, Basha mbledh PD-në, pritet përgjigja e Ramës

Lulzim-Basha-Donald-Lu-640x518

Ka përfunduar takimi mes kreut të Kuvendit Ilir Meta, kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin në Kryesinë e Kuvendit për të gjetur një kompromis që do të finalizonte miratimin e reformës në drejtësi.

Ka përfunduar  mbledhja e grupit të PD. Lulzim Basha tha se nuk s’ka finalizim të negociatave. Gjithashtu ai shtoi se opozita është dakord me propozimin ndërkombëtar.

Më pas, Basha ka mbledhur grupin parlamentar të PD-së dhe sipas burimeve u ka thënë deputetëve se nuk ka finalizim të bisedimeve. Gjithashtu ai shtoi se opozita është dakord me propozimin e ri ndërkombëtar për KLGJ-në dhe KLP-në.

“Presim përgjigjen e Ramës, SHBA-së dhe BE-së. Nëse nuk ka konsensus fatura bie mbi ne. Nuk mund të flas për formulën e re ”, citohet Basha sipas burimeve.

Pika që mban palët të ndara, është ajo e KLGJ-së dhe KLP-së, që duhet t’u nënshtrohen monitorimit të ndërkombëtarëve.

Në takimin në Kryesinë e Kuvendit, nuk ka qenë kryeministri Edi Rama apo ndonjë përfaqësues i mazhorancës. Megjithatë pritet një përgjigje nga ana e kryeministrit pas propozimit të ri të ambasadorëve.

Pas takimit, Basha nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe është larguar pa dhënë asnjë koment në shoqërinë e deputetit Oerd Bylykbashi. Ndërkohë kreu i LSI-së po vijon takimin me ambasadorët Lu dhe Vlahutin.

Pin It