Nis aplikimi për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor

veti

Gjykata e Lartë publikon formularët dhe fton të gjithë gjyqtarët e interesuar të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kandidatët që do të përzgjidhen nga ky process do të bëhen pjesë e strukturave të reja tëe drejtësisë. Gjatë aplikimit gjyqtarët duhet të plotësojnë një deklaratë në lidhje me të afërmit e tyre dhe të bashkëshortëve apo bashkëjetuesve, deri në dy breza.

Strukturat e reja të drejtësisë do të ndërtohen në vijim në përputhje me reformën në drejtësi dhe ligjin e Vettingut të lënë në fuqi nga Gjykata Kushtetuese.

Gara për KLGJ vjen pas aplikimit të prokurorëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

 

Pin It