Vettingu, këtë javë vijnë vëzhguesit ndërkombëtarë

nomos-katseli

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), që do të mbikqyrë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, pritet të mbërrijë këtë javë në Tiranë.

Trupa e vëzhguesve të huaj përbëhet nga amerikanë dhe europianë, të cilët do të merren me përgatitjen e procesit të Vettingut. Ata do të kontrollojnë figurën e njerëzve të drejtësisë, si dhe do të bëjnë verifikimin e pasurisë dhe të profesionalizmit të tyre.

Puna e ndërkombëtarëve fillon në momentin kur mbyllen aplikimet për Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit, të Kolegjit të Apelimit, dhe ka në fokus vlerësimin e të gjithë personave që synojnë të jenë pjesë e institucioneve që do të realizojnë vettingun.
Vëzhguesit ndërkombëtarë do të monitorojnë zbatimin e ligjit të vetting-ut, duke hetuar dhe vlerësuar të gjitha faktet për procedurën e rivlerësimit.
Gjithashtu, këtë javë pritet dhe nisja e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e vettingut, që janë Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.

 

Pin It