E qara e vazhdueshme ndikon keq në jetën e fëmijëve, ja sesi

babies-crying-cute-crying-baby

Fëmijët janë të shoqëruar vazhdimisht nga e qara dhe kjo për shumë prindër është bërë e zakonshme. Ajo që prindërit nuk e dinë është sesi ndikon e qara tek jeta e fëmijëve.

Së pari duhet të dini që e qara e fëmijëve është mënyra e tij e vetme e komunikimit përballë një situate të bezdisshme siç mund të jetë uria, etja, i ftohti, nervozizmi, frika etj apo qoftë papastëria e pampersit.

Kjo thirrje është forma e tij e vetme për të pasur praninë dhe sigurinë e prindërve. Kur ky apel nuk dëgjohet qëllimisht nga prindërit, tek fëmija vihet re një rënie e menjëhershme e serotoninës, hormonit të lumturisë.

Qarjet e vazhdueshme ndikojnë në mënyrë progresive në sistemin e tij nervor qendror duke penguar zhvillimin e tyre cerebral dhe aftësinë e të mësuarit. Ngashërimet e shumta shkaktojnë tek ai stresin fëmijëror dhe idenë e braktisjes.

Një risi vjen nga një studim i fundit, i kryer në universitetin e Amsterdamit, qarjet e vazhdueshme krijojnë tek ai ndjesinë e pamundësisë, një ndjenjë e cila e përndjek edhe gjatë adoleshencës.

Në planin fizik, duhet thënë që të qarët dëmtojnë kordat vokale të fëmijës dhe nxisin hyrjen e radikaleve të lira, mikrobeve dhe baktereve nëpërmjet ajrit. Si pasojë sistemi i tij imunitar dobësohet dhe humb aftësinë mbrojtëse.

Pin It