“5 Djelmoshat” vijnë për herë të parë në skenën e Teatrit Kombetar

5-djelmoshat-baner-260x-600-1-87x200

“5 Djelmoshat”, do të ngjiten në skenën e Teatrit Kombetar për të na rrëfyer diçka. Mbani vesh të njiheni me djelmoshat, vepra e  shkruar nga autorja Simona Semeniç, është premiera që do të vihet në skenë në 24-25-26 Shkurt ora 19:00, interpretuar nga aktorët,  Dritan Boriçi, Neritan Liçaj, Laert Vasili, Gent Hazizi, Genti Deçka.

Kjo vepër trajton problematikat e 5 djelmoshave, në moshën 10-11 vjeçare dhe është një shkundje e fortë për gjithë shoqërinë. Ajo të shtyn drejt një reflektimi të sinqertë mbi atë që ndodh në botën e fëmijëve që është dhe bota jonë prej të rriturish, dikur fëmijë.  Ne hyjmë e dalim pa kuptuar ne gjurmët që mbeten në të, sikur të ishte një skutë e errët, që nuk na përket.

Regjisor: Helidon Fino Skenograf dhe Kostumograf: Berina Kokona As/regjisor : Algiona Aga .

 

Pin It