5 përdorimet e tjera të tjera të qepës përveç se në kuzhinë

Qepa përveç se në gatim mund të vijë në ndihmë për të zgjidhur disa probleme.

1. Largon ndryshkun nga thika

Nga larja e thikave dhe pajisjeve të ngjashme në kuzhinë me ujë ndonjëherë krijohet ndryshku. Në vend të mjeteve të blera, ndryshkun mund ta largoni thjesht me qepë. Në thikë vendosni copa qepë dhe lëvizni nëpër teh disa herë. Sasia e ndryshkut përcakton veprimin ndoshta duhet ta përsëritni me qepë të re, shkruan “Reader’s Digest”.

2. Aromat e pakëndshme të bojës pas lyerjes

Pas lyerjes së mureve në dhomë mund të mbetet aroma për disa ditë.  Pasi të keni kryer punë me punimet dhe lyerjen, shpërndani në dhomë disa pjata me pak ujë dhe qepë të freskët të prerë. Ato do të absorbojnë aromat për disa orë.

3. Kafshët shtëpiake problematike

Nëse macja juaj ose ndonjë kafshë tjetër shkatërron mobilet tuaja ose bën nevojën në vende ku nuk duhet, qepa do t’ju hyjë në punë. Në vendet ku është bërë dëmi vendosni qepë të prerë dhe herën tjetër kafsha do të heqë dorë. As macet e as qentë nuk e pëlqejnë qepën dhe me siguri nuk do të kthehen më.

4. Shëron pickimet e bletës

Pickimi apo thumbimi i bletës mund të dhemb shumë dhe nëse në dorë nuk keni asnjë ilaç, përdorni qepën. Prisni një copë qepë dhe vëreni në vendin e kafshimit. Nëse jeni alergjik në pickimet apo thumbimet duhet menjëherë ta kërkoni ndihmën e mjekut.

5. Pesticidi natyror

Mjetet e blera për kopësht që largojnë parazitët nga bimët tuaja mund t’i përgatisni edhe në shtëpi. Në mikser përzieni katër qepë, dy thelpinj hudhre, dy lugë piper dhe një litër ujë. Në enën tjetër përzieni dy lugë spraji të lëngshëm për duar dhe shtatë litra ujë dhe shtoni përzierjen e përgatitur.

Pin It