Përdorimet e shumëllojshme të qepës

qepa

Jo vetëm për gatim, por qepa shërben edhe për të lehtësuar djegiet e rënda. Këto janë disa mënyra në të cilat mund t’a përdorni në mënyrë të efektshme.

Kundër djegieve
Kur t’ju ndodh të digjeni gjë, prini një copë qepe dhe shtrydheni në zonën e djegur të lëkurës. Veprimi i saj natyral antisepktik dhe sedativ do të pengojë shfaqjen e infeksioneve dhe të vragave të mëvonshme.

Zbut dhimbjet nga pickimi i insekteve

Në rast se ju ka pickuar një insekt gjëja e parë që duhet të bëni është të kafshoni një qepë dhe ta vendosni mbi lëkurë. Së shpejti do të zvogëlohen ënjtjet dhe do të parandalohet reaksioni alergjik pasi qepa ka veti antiinfamatore.

Shëron prerjet

Mund të ketë efekte të dobishme në rastin e një prerje të papritur. Së pari thjesht aplikoni një fetë qepë mbi vendin e prerë për parandalimin e infeksionit, pastaj, aplikoni disa fletë qepë, rrjedhimisht plaga do të pastrohet dhe gjakderdhja do të ndalet shumë shpejt.

Qepa shëron infeksionet

Shtypni një gjysmë qepë duke krijuar një masë homogjene dhe aplikojeni në zonën e infektuar. Pas disa orësh, infeksioni do të fillojë të dalë nga trupi. Plaga duhet të pastrohet rregullisht dhe procedura të përsëritet derisa infeksioni të ketë dalë jashtë trupit.

Pin It