400 turistë gjermanë vizitojnë Shqipërinë me biçikleta

sonoma-wine-country-1270x500

Rreth 400 turistë gjermanë vizituan parkun arkeologjik të Apollonisë, duke udhëtuar me biçikleta nga Vlora në Apolloni.

Turistët, të cilët zbritën në portin e Vlorës, zgjodhën biçikletën për të përshkuar distancën rreth 50 km, si një risi e guidave turistike.

E konsideruar nga arkeologët si Pompei i Shqipërisë, Apollonia ka qenë ndër pikat turistike më të vizituara këtë verë. Vetëm ditën e premte në Vlorë u ankorua një kroçiere me 150 turistë belg, të cilët vizituan qytetin antik të Apollonisë, Vlorën dhe Beratin gjatë qëndrimit të tyre njëditor në vendin tonë.

 

Pin It