6 fakte interesante mbi elefantët, kafshët më të mëdha tokësore

 

fffff

 

Në fund të shekullit XX, në botë kanë ekzistuar miliona elefantë afrikanë dhe rreth 100.000 elefantë aziatikë. Tani popullata e tyre vlerësohet në 450.000 – 700.000 elefantë afrikanë dhe midis 35.000 – 40.000 elefantë aziatikë.

Elefantët janë kafshë inteligjente, mund të shfaqin shenja pikëllimi, gëzimi, hidhërimi dhe argëtimi. Mee poshtee do tee gjeni disa fakte interesante peer to.

1. Elefantët janë kafshët më të mëdha që jetojnë në planetin tonë. Elefanti më i madh (i gjetur në Angolë) një mashkull, i cili ka peshuar rreth 11.000 kg, me shpatulla të larta deri në 3,96 metra, madje për një metër më i lartë se elefanti mesatar mashkull afrikan.

2. Në botë ekzistojnë tri lloje elefantësh: elefanti afrikan, elefanti afrikan i maleve dhe elefanti aziatik. Të gjitha llojet e tjera janë zhdukur.

3. Me një vëllim pak më shumë se 5 kg, truri i elefantit është më i madh se i cilësdo kafshe tokësore. Mendohet se elefantët kanë zgjedhje të gjerë të sjelljeve lidhur me inteligjencën, duke përfshirë edhe sjelljet që kanë të bëjnë me pikëllimin, krijimin e muzikës, artit, altruizmit, lojës, veglave, bashkëvuajtjes dhe vetëdijes.

4.Elefantët jetojnë në rregullin e strukturuar shoqëror. Jetët shoqërore e meshkujve dhe femrave janë shumë të ndryshme. Femrat e kalojnë tërë jetën e tyre në grupe të mbyllura të përbëra nga nëna, vajza, motrat dhe tezet. Ato grupe kryesisht i udhëheq femra më e vjetër. Meshkujt e rritur, kryesisht bëjnë jetë të vetmuar.

5.Elefantët dinë edhe të notojnë goxha mirë, por nuk mund të vrapojnë, të kërcejnë apo të vrapojnë galop. Në të vërtetë, ata kanë vetëm dy mënyra të lëvizjes: shëtitja dhe ecja e shpejtë, e cila është e ngjashme me vrapimin.

6. Elefantët janë barngrënës dhe kalojmë madje edhe deri në 16 orë në ditë duke ngrënë bimë. Ushqimi i tyre është shumë i ndryshëm, edhe sezonal edhe rajonal. Elefantët, në rend të parë, ushqehen me fletë, lëvore dhe me fruta drurësh dhe kaçuba, mirëpo hanë gjithashtu edhe mjaft lloje të barit dhe bimë të ndryshme.

 

 

Pin It