7 nëntori afati i fundit për deklarimin e pasurisë pranë ILDKP

too-many-bitcoins

Data 7 nëntor është afati i fundit për gjyqtarët e prokurorët për të depozituar formularët për rivlerësimin e pasurisë pranë Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë.

Deri tani më pak se 50% e subjekteve e kanë kryer këtë proces dhe mes atyre që nuk e kanë depozituar ende deklaratën janë gjyqtarët kushtetues, të lartë dhe kryeprokurori Adriatik Llalla. Këtë proces e kanë kryer deri më tani jo më shumë se 400 nga 800 prokurorë e gjyqtarë në të gjithë vendin.

Sipas nenit 24 të ligjit për Rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë ata kanë 30 ditë afat që nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Çdo subjekt i këtij ligji duhet të jetë personalisht i pranishëm gjatë dorëzimit të dokumenteve pranë ILDKP dhe midis subjektit dhe protokollit mbahet një akt për numrin e fletëve dhe dokumentacionin e depozituar.

Pin It