Pakti mes drejtësisë dhe të pandehurve, pasuritë e paligjshme në shkëmbim të lirisë

pakti

Zyrtarët e akuzuar për vepra penale të dëenueshme deri në 15 vjet burg mund t’i shpëetojnë dënimit nëse dorëzojnë pasurinë e përftuar në mënyrë të paligjshme.

Ndryshimet e fundit në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë mundësinë për një marrëveshje mes institucioneve të drejtësisë dhe të akuzuarve. Marrëveshja është hartuar nga misionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, përkatësisht OPDAT dhe EURALIUS, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas kësaj marrëveshjeje personat e akuzuar për një vepër penale për të cilën ligji parashikon dënim deri në 15 vjet burgim, në shkëmbim të lirisë duhet të dorëzojnë pasurinë e përftuar përmes praktikave korruptive. Ky është një pakt që do iu ofrohet zyrtarëve të korruptuar dhe njerëzve të krimit e drogës.

Marrëveshja përmban 8 pika që duhet të pranohen dhe zbatohen nga i pandehuri dhe nxit të akuzuarit që të bashkëpunojnë me organin e akuzës, duke përfituar ulje dënimi deri në lirim të plotë. Po ashtu, marrëveshja parashikon deklarimin e pohimit të fajësisë nga ana e të pandehurit, pëlqimin me shkrim për masën e shpërblimit të dëmit nga i pandehuri, shumën e shpenzimeve procedurale, përshkrimin e qartë të faktit penal për të cilin akuzohet i pandehuri etj.

8 pikat e marrëveshjes me të akuzuarin:

  1. Përshkrimin e qartë të faktit penal për të cilin akuzohet i pandehuri dhe cilësimin e tij juridik;
  2. Deklarimin e pohimit të fajësisë nga ana e të pandehurit;
  3. Llojin dhe masën e dënimit penal kryesor, si dhe llojin e modalitetet e ekzekutimit të dënimeve plotësuese, për të cilat palët kanë rënë dakord;
  4. Disponimet për provat materiale dhe sendet që i përkasin veprës penale, si dhe për konfiskimin e pasurive e produkteve të veprës penale, sipas nenit 36 të Kodit Penal;
  5. Në rastin kur është legjitimuar paditësi civil, pëlqimin e tij me shkrim për masën e shpërblimit të dëmit nga i pandehuri;
  6. Shumën e shpenzimeve procedurale;
  7. Çdo kusht tjetër për të cilin prokurori dhe i pandehuri kanë rënë dakord;
  8. Nënshkrimet e palëve dhe të mbrojtësit.
Pin It