7 udhëzime si t’i mbroni të dhënat në kompjuterin tuaj

1.Asnjëherë mos i lini fjalëkalimet (passwordet) në çantën e kompjuterit.

2.Provoni t’i mbani mend ose ruajini ato në ndonjë pajisje tjetër që e keni gjithmonë afër vetes, p.sh celulari.

3.Nëse e lini laptopin pa mbikëqyrje në një vend ku ka shumë njerëz, dikush mund tua vjedhë. Një metodë e  mirë kundër vjedhjes së laptopëve është brava (bllokuesi) Kensington. Laptopët modern kanë një vrimë ku mund të fusni bravën me tel apo me zinxhir i cili më pas ngjitet për diçka të fortë dhe që është fikse (radiator, tavolinë e rëndë, krevat).

4.Të dhënat posaçërisht të ndjeshme në laptopë gjithsesi mbrojini me enkriptim shtesë.

5.Sistemi Windows përmban në vete EFS (Encrypted File System), e mund të përdoren edhe zgjidhje nga prodhuesit e tjerë, siç është Drivecrypt i kompanisë me renome botërore Securstar. Të dhënat e mbrojtura në këtë mënyrë pothuajse është e pamundur të lexohen.

6.Mbroni sistemin tuaj me fjalëkalime.

7.Çdo laptop mund të sigurohet me fjalëkalimin në BIOS qysh në nisjen e kompjuterit, fjalëkalimi shtesë mund të kyçet para fillimit të punës së Windows.
Keni kujdes që fjalëkalimi të mos jetë i thjeshtë dhe shfrytëzoni shkronja të mëdha e të vogla si dhe numra në një fjalë.

Pin It