8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e romëve, bashkë për një shoqëri më të mirë

8 Prilli shënon ditën Ndërkombëtare të Romëve. Në 8 Prill 1971 në Londër u organizua konferenca ndërkombëtare ku u vendos që data 8 Prill të jetë, “Dita ndërkombëtare e Romëve”. Aty u vendos edhe për flamurin dhe himnin Rom “Gelem Gelem” që së bashku me gjuhën rome i bëjnë romet një minoritet qartësisht të dallueshëm për nga vlerat e tyre të pasura etno­kulturore. Në korrik të 2008, Shqipëria u anëtarësua në “Dekadën e Përfshirjes së Romëve”, e cila synon përmirësimin e gjendjes social­ekonomike për minoritetin rom në Shqipëri.

Romët kanë mbërritur nga India në Ballkan, në Shqipëri rreth 6 shekuj më parë, për t’u përhapur më vonë në Evropë. Deri një vit më parë, në Shqipëri besohej se romet varionin nga 80­150 mijë vetë, por me CENSUS-­in e fundit, ata deklarohen të jenë më të paktë se kaq në numër.

Kjo ditë për romet vjen si një apel për më shumë të drejta dhe vëmendje nga shteti e shoqëria për integrimin e tyre në jetën sociale ekonomike të vendit, mundësinë për punësim, strehim e arsimim për t’i dhëne fund varfërisë që i karakterizon. Mesazhi i kësaj dite kudo ku romet ndodhen është “Paqe dhe zhvillim për të gjithë romët në një botë pa diskriminim e racizëm”.  Dita Ndërkombëtare e Romëve është shpallur zyrtarisht në vitin 1990 në Serok të Polonisë. Diskriminimi i popullsise rome në shumë vende është ende i pranishëm.

Pin It