PD në ndihmë të romëve, duhet ndërhyrje urgjente

FB_IMG_1452452319254

Partia Demokratike ka ndihmuar familjet rome të përmbytura nga reshjet e shiut dhe vërshimi i ujit të lumit në banesat e tyre.

Rreth 15 familje të zhvendosura tek Misto Mame janë rikthyer në barakat e tyre tashmë të shkatërruara.

Leonard Olli, kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak i ka kërkuar bashkisë dhe qeverisë që të ndërhyjë në mënyrë urgjente në këtë zonë, pasi situata aty është shumë e rënduar.

Këtyre familjeve iu janë dhënë materiale për të kaluar gjëndjen në të cilën janë, pasi, sipas PD-së ndaj tyre askush nuk është kujtuar duke i lënë në mëshirë të fatit.

Pin It