METE, 1500 prona shtetërore në shitje

03_big

Ministria e Ekonomisë ka publikuar 1500 pronat shtetërore që janë nxjerrë në shitje për vitin 2016. Lista e pasurive shtetërore për privatizim përmban shkolla, kopshte, magazina, depo, fabrika prodhimi, ish reparte policie, pika kufitare e ish reparte ushtarake. Njëherësh Ministria ka bërë publike edhe procedurat që duhet të ndjekin subjektet e interesuara për të blerë këto prona.

Kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes apo në institucionin përkatës që ka në administrim/ pronësi objektin që kërkon të privatizohet, e cila mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e asetit.

Pin It