Kule e Koni, mohojnë pretendimet e Partisë Demokratik

download

Ish-rektori Dhori Kule dhe pasardhësi i tij i zgjehdur pak ditë më parë në krye të Universitetit të Tiranës, Mynir Koni e kanë përgënjështruar qëndrimine PD-së për roline ministrit të brendshëm kur u kërcënua Koni. Përmes një deklarate për mediat, Universiteti i Tiranës sqaron se kur Koni u kërcënua për tërheqjen nga gara, Bashkë me Dhori Kulen u takuan me ministrine brendshëm saimir Tahiri në rrugë zyratre dhe se ky i fundit mori përgjegjësitë zyratarisht për të zgjidhur situatën.

“Në takimin zyrtar që rektori i UT-së dhe kandidati për rektor ka zhvilluar me Ministrin e Brendshëm, Ministren e Arsimit dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, ju informojmë se ky takim ka qënë zyrtar dhe rruga e zgjedhur për t’u përballur me problematikën e shfaqur gjatë procesit zgjedhor në UT ka qënë vetëm ajo zyrtare. Institucionet e përfaqësuara në këtë takim kanë marrë përsipër përgjegjësitë e tyre institucionale”, sqaron Universiteti i Tiranës. PD pretendon se ministry i Brendshëm ka marrë përsipër të zgjidh privatisht, kërcënimin që Konit pretendohet ti jetë bërë nga Shullazi.

Pin It