Komisioneri i BE: Miratoni reformën në drejtësi brenda javës

jan-655x356

Një tjetër zyrtarë i Bashkimit Europian ka bërë thirrje që reforma në drejtësi të miratohet sa më shpejtë. Përfaqësuesi i delegacionit europian Jang Rudolf tha sot gjatë një vizite në shkodër se reforma në drejtësi duhet të miratohet brenda javës së ardhëshme. Nëse një gjë e tillë ndoth ai tha se Komisioni europian do të rekomandoj hapjen e bisedimeve brenda këtij viti. Sipas tij, kjo reformë do të sjellë klimë pozitive për biznesin dhe ekonominë në tërësi.

 

Sipas Rudolf vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet në dy nga vendet kryesore të bashkimit europian, në Gjermani dhe në Francë dhe në këtë mënyrë axhenda e BE-së do të jetë shumë e zënë. Kjo rrit mundësinë që nisja e bisedimeve për antarësimin e shqipërisë në Bashkimin Europian të shtyhet edhe për dy vjetë të tjera.

Pin It