Zadane: Në fytyrat e tyre shoh kampionët

zinedine-770x470

Real Madridi do të zbresë sot në fushë kundër Manchester City-it në sfidën e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve dhe trajneri Zinedin Zidane ka analizuar madrilenët në konferencën për shtyp.

Së pari ai u ndal te portugezi Ronaldo. “Mendoj se Ronaldo është gati të rikthehet dhe sot do të luajë 100% së bashku me Bale”. Strategu francez nuk kërkon që ta vendosë nën presion ekipin e tij.

“Jemi të qetë, nuk ndjejmë asnjë presion. Kur shoh lojtarët e Realit, në fytyrat e tyre shoh kampionët e vitit 2014. Duhet t’i krijojmë sa më shumë vështirësi City-it. Të shënojmë dhe të mos pësojmë. Në çerekfinale nuk lejohen gabimet”, u shpreh Zidane

 

Pin It