Ndryshimet klimaterike, dëbora zbardh verilindjen e vendit

images

Moti i paqëndrueshëm i dy ditëve të fundit i ka kaluar të gjitha pritshmëritë. Kjo e martë është gdhirë e zbardhur në verilindje të vendit. Një shtresë e hollë dëbore ka mbuluar zonën 500 m mbi nivelin e detit në Bulqizë dhe në Dibër. Kjo ka bërë që temperaturat të ulen ndjeshëm, duke rrezikuar në këtë mënyrë bimët të cilat pas disa ditëve të ngrohta kanë çelur lulet.

Sipas Specialistëve më e rrezikuar nga ky mot i paqëndrueshëm është frutikultura pasi temperaturat e ulëta rrezikonë të dëmtojnë lulet e pemëve.

Sipas tyre nëse moti do të vazhdojë kështu, atëherë situata e një viti më parë mund të përseritet si dhe mund të shkaktohen dëme të mëdha në bujqësisë, sidomos për pemtorët.

Po ashtu probleme mund të hasen edhe tek të mbjellat, pasi një pjesë e fermerëve kishin nisur mbjelljen e drithërave, çka moti i ftohtë mund të bëjë që farat të kalben para se të mbijnë.

Ndërkohë edhe në malin e dajtit në tiranë është vënë re nëj shtresë e hollë dëbore dhe ulje të temperaturave.

Pin It