Më 20 prill zgjidhen drejtuesit e rinj të universiteteve

 

big_img_1989

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka bërë të ditur në një takim me rektorët e Universiteteve publike të Tiranës se zgjedhjet për Rektorët dhe dekanët e rinj do të jenë më 20 prill.

“Periudha që keni drejtuar institucionet tona të arsimit të lartë është shoqëruar me momente arritje, me momente të caktuara që kanë nevojë për përmirësim dhe jam shpresë plotë që çdokush tjetër që do të rezultojë fitues i procesit zgjedhor do të jetë pasqyrë referimi se çfarë pikash të forta dhe rezultatesh pozitive janë arritur. Shpallim garën e re zgjedhore për të vijuar me një proces zgjedhor në datën 20 prill”, – u shpreh Nikolla.
Nga zgjedhjet, i pari që do të preket është rektori aktual i universitetit të Tiranës Dhori Kule, i cili e ka mandatin e dytë të drejtimit të këtij institucioni. Ndërkohë sipas draft rregullores së Ministrisë së Arsimit një rektor mund të drejtojë një Universitet deri në dy mandate
“Të drejtën për t’u zgjedhur si autoritet drejtues akademik i institucionit të arsimit të lartë publik e ka çdo anëtar i personelit akademik, që nuk ka fituar në të njëjtin funksion dhe në të njëjtin institucion dy mandate të njëpasnjëshme ose të ndara, të fituara sipas ligjit nr.9741, datë 21.05.2007 ‘Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar’

Pin It