Zgjedhjet presidenciale, sot debati i fundit televiziv, 80 milionë shikues

clinton_trump_split-1021x580

Mbrëmja e sotme i takon duelit të fundit televiziv mes dy kandidatëve për president të Shtëpsië së Bardhë Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Në këtë përballje televizive kandidatët do të jenë për herë të fundit përpara publikut ku do të përballen me pyetjet të cilat do të ndikojnë në zgjedhjet e 8 nëntorit.

E në prag të debatit të fundit presidencial demokratja Clinton vazhdon të ketë përparësi në sondazhe, ndërsa rivali Donald Trump do të duhet të luftojë fort pas skandaleve të fundit ku akuzohet për ngacmime seksuale.

Në sondazhet e fundit, manjati i pasurive të paluajtshme paraqitet me 7 pikë përqindjeje më pak sesa ish-Sekretarja amerikane e Shtetit. Ndërsa sondazhet e para kanë nxjerrë 2 herë fituese të debatit demokraten Clinton.

Akuzat për ngacmime seksuale ndaj grave Trump i quan gënjeshtra të përhapura nga fushata e rivales.
Nga ana e saj, demokratja po përgatitet prej ditësh për debat, pavarësisht se çështja e emaileve është në qendër të vëmendjes. Clinton është mbështetur fuqishëm nga presidenti në ikje Barack Obama dhe zonja e parë Michelle.

Dueli i fundit televiziv që do të mbahet në Universitetin e Nevadës, dhe pritet të ndiqet nga një numër rekord prej 80 milionë teleshikuesish.Mediat amerikane shkruajnë se disa nga temat që priten të trajtohen në debat janë:

Emigracioni, borxhi publik, gjykata supreme, arena ndërkombëtare dhe shëndeti i dy kandidatëve që shpesh herë ka qënë në qendër të vëmendjes

Pin It