Champions League sonte sjell duele spektakolare

Uefa-Champions-League-Trophy-Hd-Desktop-Wallpaper-Download

Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e treta në Grupet A, B, C, D. Dueli më interesant do të luhet në “Camp Nou”, teksa Pep Guardiola do të sfidojë sërish si kundërshtar ish skuadrën e tij.

Në dy përballjet e drejtpërdrejta mes Barcelonës dhe Manchester City do të vendoset edhe se cila do të jetë skuadra që fund do të pozicionohet në vendin e parë të grupit C, sepse kualifikimi për më tej as që diskutohet si për blaugranat ashtu edhe për Citiziens.

Në grupin B, Napoli do të synojë të hipotekojë kualfikimin në fazën e 1/8-ave me një fitore ndaj Besiktashit në San Paolo.

Në grupin D, Bayern Munich nuk ka rrugë tjetër vec fitores në sfidën shtëpiake ndaj PSV Eindhoven, ndërsa Atletico do të kërkojë të hedhë një hap të madh përpara drejt kualfikimit në transfertën ruse ndaj Rostov.

Pin It