Kodheli në SEDM: Kriza e refugjatëve, Shqipëria gati të marrë përgjegjësitë që i takojnë

????????????????????????????????????

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë si pjesë e një plani ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

Gjatë punimve të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore (Southeastern European Defense Ministerial, SEDM), që u mbajt në Romë, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi takime dypalëshe me ministren e Mbrojtjes të Italisë Roberta Pinotti, të cilën e njohu me pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin e NATO-s në Detin Egje.

Kodheli shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Forcat e Armatosura të Italisë kanë dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare, si në logjistikë, edukim ashtu edhe në trajnim. Dy ministret vlerësuan nivelin e lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe veçanërisht atë në fushën e mbrojtjes.

Ministrja Kodheli vlerësoi kontributin e madh të Italisë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, për të cilin e njohu bashkëbiseduesen e saj me vendimin e Shqipërisë për të dyfishuar kontributin e Forcave të Armatosura në këtë mision pas kërkesës së autoriteteve ushtarake të NATO-s. Dy personalitetet vlerësuan bashkëpunimin në kuadër të misionit Resolute Support në Afganistan, ku shumë shpejt Forcat e Armatosura shqiptare do të kontribuojnë përkrah atyre italiane në Herat.takimi-i-ministres-kodheli-me-homologen-e-saj-italiane-dhe-ate-turk-8

Turqia, mbështetje për FA shqiptare

Gjatë Ministerialit të SEDM ministrja Kodheli zhvilloi një takim dypalësh edhe me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Fikri Işık.

Ministrja Kodheli përfitoi nga rasti të falënderojë homologun e saj turk për ndihmën dhe mbështetjen bujare që vendi i tij ka dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare.

Dy ministrat vlerësuan nivelin e lartë të bashkëpunimit që dy Forcat tona të Armatosura kanë në kuadër të misionit Resolute Support në Afganistan, ku FA shqiptare shërbejnë nën komandën e FA turke në Kabul.

Pin It