Kriza e emigrantëve, ministrat e Ballkanit takohen në Bruksel

refugjate

Ministrat e vendeve të Bashkimit Europian janë takuar në Bruksel, pas paralajmërimeve se kriza e emigrantëve mund të vërë në rrezik mbijetesën e bllokut.

Austria dhe vendet e Ballkanit kanë rënë dakord për të marrë masa në mënyrë që të kufizojnë numrin e refugjatëve. Nga ana tjetër, Maqedonia ka bllokuar kufirin e saj me Greqinë ku mijëra refugjatë afganë kanë mbetur të bllokuar në shtetin helen. Më shumë se 100.000 emigrantë kanë ardhur  në Europë vetëm gjatë vitit 2016.

Ministrat e BE-së do të dëgjojnë planet dhe masat e marra nga Austria dhe tetë vende të Ballkanit në lidhje me emigrantët. Ndër masat e parashikuara përfshihet marrja e shenjave të gishtërinjve atyre që hyjnë dhe kthim mbrapsht të gjithë personave që janë pa pasaportë apo edhe me dokumente false.

Pin It