Ikona të reja në Facebook

 

 

Facebook ka lëshuar më në fund butonat e rinj që shprehin një sërë emocionesh nëpërmjet ikonave të ndryshme. Tani do të keni butona për të shprehur pëlqimin, dashurinë, mërzitjen, habinë etj.

Për t’i përdorur ato mjafton të shkoni tek butoni “pëlqej” (mos klikoni aty direkt) dhe do të shfaqen ikonat e reja. Kjo veçori e re ofrohet si për aplikacionin Facebook në desktop ashtu edhe për atë në telefon.

Po ashtu, Facebook do të sjellë një mënyrë të re urimesh të cilët do ju ndihmojnë në mënyrë që të bëni një urim sa më personal për miqtë tuaj.

Kompania njoftoi të hënën mbi një karakteristikë që ju lejon të regjistroni video deri në 15 sekonda të cilën mund ta shpërndani në kohështrirjen e një miku. Dhe do të jeni gjithashtu në gjendje të zgjidhni ndërmjet kornizave me temë ditëlindje për të veshur videon tuaj.

Pin It