Administrata shtetërore, 1121 vende vakante

Climate-workplace-program-in-Hospira_3

Publikohet plani i vendeve të lira në institucionet publike. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2016 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1121.

Pozicionet e kërkuara ndahen sipas kategorive: a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 12 vende; b) Për kategorinë e mesme drejtuese 90 vende; c) Për kategorinë e ulët drejtuese 273 vende; ç) Për kategorinë ekzekutive 746 vende. Ndërkohë njoftohen edhe degët e preferuara të universitetit për kandidatët.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë: Shkenca Juridike; Shkenca Kompjuterike; Audit i Brendshëm; Shkenca Ekonomike; Shkenca Ekonomike/Juridike; Shkenca Shoqërore; Shkenca Sociale; Histori-Filologji; Veterinari; Agronomi; Shkenca Biologjike dhe të ngjashme me to; Kimi; Shkenca Mjedisore ose të tjera të përshtatshme; Shkenca Inxhinierike; Arkitekturë; Arkeologji dhe Restaurime; Artet e Bukura; Gjeodezi; Shkenca ekzakte; Shkenca edukimi; Mësuesi; Arsim i lartë ushtarak/policor; Arsim i lartë. Vendimi përmban edhe një listë me institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2016.

Pin It