OKB bën thirrje për $4,4 mld për të shpëtuar 20 mln njerëz nga uria

Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaron se duhen 4,4 miliardë dollarë financime në mënyrë urgjente për të përballuar situatat e urisë në Nigeri, Somali, Sudan të Jugut dhe Jemen.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, thotë se nevoja për ndihmë në këto zona është e menjëhershme.

“Më shumë se 20 milionë persona ndodhen në situata katastrofike në këto katër vende dhe veprimet janë të nevojshme për të evituar katastrofa të shkallës së gjerë”, theksoi Guterres gjatë një konference për shtyp në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Agjencitë e oKB dhe organizata të ndryshme po punojnë për të plotësuar nevojat afatshkurtra dhe afatgjata të 20 milion njerëzve në këto katër shtete që kryesojnë për nga shkalla e lartë e urisë.

OKB ka bërë thirrje për 4.4 mld dollarë për ushqim, siguri, kujdes shëndetësor, ujë dhe kujdes sanitar. Deri tani janë mbledhur vetëm 90 milion dollarë.

“Mungesa e financimit ka detyruar tashmë Programin Botëror të Ushqimit për të shkurtuar racionet në Jemen me më shumë se gjysmën që prej vitit të kaluar. Pa burime të reja, mangësitë kritike do të përkeqësohen brenda disa muajsh “, tha Guterres. “Këto katër kriza janë shumë të ndryshme, por ato kanë një gjë të përbashkët. Ato janë të gjitha të parandalueshme.”

Pin It