Zbulim: Helmi i kërminjve largon dhimbjet kronike

kermij-804x380

Shkencëtarët nga SHBA thonë se një kërmill i vogël në Karaibe mund të shërbejë për të kuruar dhimbjet kronike të shumë llojeve.

Sipas BBC, në një punim të publikuar në revistën “Procëdings of the National Academy of Sciences”, shkencëtarë nga Universiteti i Utah në SHBA kanë theksuar se me helmin e nxjerrë nga kërmilli do të ishte e mundur të zhvillohej një trajtim i ri i dhimbjeve për sëmundjet.

Helmi të cilin kjo gjallesë e përdor për të vrarë gjahun, përmban një lëndë të përbërë e cila ka funksionin e heqjes së dhimbjes për një kohë afatgjatë.

Michael McIntosh, profesor në Departamentin e Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Utah, tha se kjo lëndë ofron rrugë të re të mundshme për të parandaluar dhimbjet. “Kemi vënë re se lënda ishte aktive edhe 72 orë pas injektimit dhe se parandalon dhimbjen”.

Shumica e ilaçeve për të moderuar dhimbjet e forta, të quajtura opioide bëjnë më shumë punë duke ulur perceptimin për dhimbjen. Ata e bëjnë këtë duke bashkangjitur proteinave të veçanta në tru dhe organet e trupit, të quajtur receptorët e opioid. Por përbërësi i Rg1A gjendet në helmin e këtij kërmilli Regius Conus, në Karaibe.

 

Pin It