Studim: Njerëzit nuk kanë 6 lloje emocionesh, po plot 27

Njerëzit mund të ndiejnë shumë më tepër lloje të ndryshme emocionesh sesa kemi menduar.

Shkencëtarët një kohë të gjatë kanë theksuar që përtej gjashtë llojeve themelore të emocioneve (lumturia, pikëllimi, zemërimi, befasia, frika dhe neveritja) ekzistojnë edhe disa lloje të tjera të emocioneve.

Në hulumtimin në të cilin kanë marrë pjesë 800 meshkujt dhe 1.200 femra, të intervistuarve u janë treguar përmbajtjet e videove të njerëzve të cilët kurorëzohen, lindin fëmijë, përshëndetja me dorë dhe vdekja.

Pas vështrimit të rezultateve të reaksioneve të tyre, kanë konstatuar që ndjenjat e tyre mund t’i klasifikojnë në 27 kategori.

Ato kategori janë: admirimi, adhurimi, admirimi estetik, argëtimi, tërbimi,anksioziteti, respekti i thellë, habia, monotonia, qetësia, konfuzioni, përbuzja, lakmia, zhgënjimi, krupa, bashkëndjesia, familjarizimi, varësia, shqetësimi, frika, faji, llahtaria, interesimi, lumturia, nostalgjia, krenaria, lehtësimi, romantika, pikëllimi, kënaqësia, surpriza, simpatia dhe triumfi.

Të anketuarit nga grupi i parë kanë thënë se si ndihen pas çdo shikimi të videos. Grupi i dytë i të intervistuarave ka vlerësuar xhirimet si pozitive dhe negative përkundër atyre mallëngjyese dhe qetësuese në shkallën nga 1 deri në 9.

Vlerësimet janë pajtuar me emocionet e lidhura me xhirimet të cilat paraprakisht u janë ndarë.

Rezultatet kanë treguar që një xhirim mund të nxisë më shumë emocione të ndryshme dhe është normale të ndihen më shumë në të njëjtën kohë.

Pin It