Studim: Ngrënia vetëm ju shton në peshë

Shkencëtarët kanë zbuluar se ngrënia në vetmi mund ta rrisë rrezikun e individit për të zhvilluar sëmundje të zemrës apo diabet.

Meshkujt që hanë në vetmi kanë shtuar peshë për 45 %. Kjo ka të bëjë edhe me rritjen e tensionit të gjakut dhe rritjen e nivelit të kolesterinës, tregon një studim i Universitetit të Seulit, Donguk.

Pasojat e tilla në ushqim janë treguar negative njësoj si te meshkujt, po ashtu edhe te femrat, por janë më të këqija te gjinia mashkullore.

Në studim morën pjesë 7.725 meshkuj, të cilëve iu është bërë pyetja se sa shpesh hanë në vetmi. Është konstatuar se kjo paraqet rrezik për shëndetin e personave që hanë më shumë se dy herë të vetmuar në ditë.

Sipas këtij hulumtimi, në 64% të rasteve paraqitet zhvillimi i sindromës së metabolizmit, çrregullim metabolik i cili manifestohet si rezistencë e insulinës, grumbullim i masës yndyrore në pjesën e stomakut, nivel të lartë të kolesterinës dhe ngritje të tensionit.

Studimi tregon se te femrat të cilat hanë në vetmi kanë të zhvilluar metabolizmin e njëjtë më të lartë për 29 %.

Pin It