“Nuk mund ta imagjinoj shpirtin në formë katrore” / Baruch Spinoza

Vullneti dhe intelekti janë një gjë e vetme.

Me sa pakujdesi shumë njerëz kërkojnë të heqin qafe një tiran, pa qenë të aftë të asgjësojnë shkaqet që e kthyen atë njeri në tiran.

Nuk mund ta imagjinoj shpirtin në formë katrore.

E njëjta gjë në të njëjtën kohë mund të jetë, e keqe, e mirë, e madje edhe indiferente.

Njerëzit nuk lindin të qytetëruar, bëhen.

Si njeriu ashtu edhe natyra mësyjnë drejt një përmirësimi të vazhdueshëm.

Asgjë nuk ndodh në kontrast me natyrën.

Secili, për aq sa mundet, kërkon gjithmonë ta mbrojë vetveten.

Nuk e mohoj faktin se lutjet na janë të nevojshme të gjithëve.

Pin It