Ndahen Çmimet e Giffoni Shqipëria

Është mbyllur edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të filmit për të Rinj dhe Fëmijë Giffoni Shqipëria. Pas prezantimit të 7 filmave mes tyre edhe tre shqiptarë, përgjatë tre ditëve festival, debate, diskutime, pyetje nga nxënësit dhe përgjigje nga autorët e lmave, dje, ditën e katërt, dy juritë e nxënësve pasi votuan një nga një, shpallën edhe çmimet për këtë edicion.

Filmi “Veloce come il Vento”, me regji të Matteo Rovere, fitoi çmimin e jurisës së grupmoshës 16-vjeçare, me 250 antarë nga shkollat e mesme të kryeqytetit.

Filmi “At Eye Level”, me regji të Evi Goldbrunner dhe Johachim Dollhopf, fitoi çmimin e jurisë së grupmoshës 13-vjeçare, me 250 të tjerë të shkollave nëntëvjeçare.

Filmi shqiptar “Frymë”, me regji të Artur Gorishtit, toi çmimin “Xhanfize Keko”, trofe që mban emrin e regjistores më të njohur shqiptare të filmave për fëmijë.

Përveç prodhimeve kinematograke, u dha edhe një Çmimi “Atjon Zhiti” për antarin më të mirë të jurisë, që për këtë vit ishte nxënësja e Shkollës Çajupi, Refxhi Tole.

Ky edicion i 12-të i Giffone Shqipëria është edhe i fundit që festivali vjen në këtë formë, duke i paraprirë një reformimi tërësor të Giffoni Shqipëria, drejt një projekti të madh e afatgjatë për zbulimin dhe formimin e kineastëve të rinj.

TIRANAPOST

Pin It