LIBRI DHE KULTURA – T’i shkruash lumturisë me Ana Kove

https://soundcloud.com/spektrum-group/libri-dhe-kultura-ti-shkruash-lumturise-me-ana-kove

 

Ndjesinë e bukur të librit këtë javë në emision na e përcolli shkrimtarja Ana Kove.

Autorja na solli në studio krijimtarinë e saj me anë të tre librave të saj “Nimfa e pemës së humbur”, “Djegë ujërash” dhe “Ku ishe Valentin”.

Më një gjuhë të pasur, me një frymëzim prej Pogradecit, më talentin e shkrimit, Ana shkruan poezi e proza poetike. Në fillim të bisedës u ndalëm te gjuha e përdorur në veprën e saj. Raporti i Anës me gjuhën është i drejtpërdrejtë dhe i një rëndësie të veçantë, duke shmanguar fjalët që nuk i përkasin shprehjes emocionale dhe nga ana tjetër shkrimtarja i vë një rëndësi të veçantë unitetit dhe vlerës së rrallë të gjuhës shqipe. “Sa më shumë fjalë t’i lejojmë vetes aq më të lirë ndihemi”, citon Ana nga Herta Myler. Anën si shkrimtare e shqetëson gjuha e përdorur në politikë e në përditshmëri.

Raporti i autores me librin e me shkrimin me dashurinë në shumë dimensione është një raport jetësor jo domosdoshmerisht i thënë me zë të lartë. E pyetur se cili është raporti i saj me realitetin, Ana ndryshe nga ata që shkuajnë kur vuajnë, shkruan kur është e lumtur, kjo sipas saj e kufizon të shkrujë pak…Librat thotë ajo janë shkruar gjatë çasteve të saj më të lumtura.  Për më tepër ndiqeni të plotë intervistën.

Pin It