Studim: Konsumoni 10 fruta dhe perime në ditë, rrisin jetëgjatësinë

pregnant-mums-eating-healthy-food

Shkencëtarët thonë që frutat dhe perimet, konkretisht 10 racione në ditë të rrit jetëgjatësinë.

Studimi, i kryer nga Kolegji Mbretëror i Londrës tha se kjo mënyrë e ushqyerjes mund të parandalojë 7.8 milionë vdekje të parakohshme çdo vit.

Përfundimet kanë dalë pasi janë analizuar 95 studime të ndryshme dhe mënyra e ushqyerjes së 2 milionë njerëzve.

Këto ushqime rezultuan që mund të ulnin rrezikun e zhvillimit të kancerit:

  • Perimet e jeshilta (si p.sh spinaqi)
  • Perimet e verdha (si specat)
  • Perimet e familjes së lakrës (si p.sh lulelakra)

Frutat dhe perimet që parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru:

  • Molla
  • Dardha
  • Qitrot (limoni, portokalli, mandarina, grejpfruti)
  • Sallatat
  • Perimet me gjethe jeshile (si marule)
  • Perimet e familjes së lakrës

Rezultatet, e publikuara tek Revista Ndërkombëtare e Epidemiologjisë, nxorën gjithashtu rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Krahasuar me mosushqyerjen me fruta dhe perime çdo ditë, ata treguan:

  • 200 g ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 13%, ndërsa
  • 200 g ulin rrezikun e kancerit me 4%, ndërsa 800 g me 13%.
  • 200 g ulin rrezikun e vdekjeve të parakohshme me 15%, ndërsa 800 g me 31%.

Dr. Dagfinn Aune, një nga hulumtuesit shkencorë, thotë se frutat dhe perimet mund të ulin nivelet e kolesterolit, tensionin e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar,kjo për shkak të lëndëve të shumta ushqyese që ato përmbajnë.

“Për shembull, ato përmbajnë shumë antioksidues, që mund të parandalojnë dëmtimin e ADN-së dhe ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit”.

“Megjithatë, shumë njerëz nuk konsumojnë as pesë racione (400 g) çdo ditë, siç rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetit”.

Burimi: BBC dhe Gazeta Shëndeti

 

Pin It