Daily Mail: Shishet plastike të ujit mund të shkaktojnë kancer

 

397f810d00000578-0-image-a-10_1476821413765

Shishet plastike përmbajnë kimikate që përçajnë hormonet dhe mund të shkaktojnë kancer, diabet, çrregullime tët tipit ADHD dhe autizëm, kështu kanë konfirmuar shkencëtarët në një raport të publikuar të martën. Substancat që përçajnë endokrinën interferojnë në sistemin hormonal të trupit, duke e rrezikuar kështu trupin ndaj një game tronditëse sëmundjesh.

Ato gjenden në mijëra produkte që i përdorim në përditshmëri, duke filluar nga mbajtësit e ushqimeve të prodhuar me plastikë dhe metal, deri tek detergjentet, lodrat dhe produktet e kozmetikës.

Këto kimikate janë përgjegjëse për rezultatet e një sërë sëmundjsesh dhe i kushtojnë një shteti me miliona euro çdo vit në kostot shëndetësore.

Sëmundja më e zakonshme e lidhur me këto substanca është neurologjike, ku përfshihen çrregullimet e tipit ADHD, autizmi dhe rënia e koeficientit të inteligjencës.

Gjithashtu substancat kimike të padukshme dhe të rrezikshme rrisin rrezikun e diabetit, obezitetit, disa llojeve të kancerit, infertilitetit tek meshkujt, dhe një gjendje e dhimbshme e njohur si endometrioza, rritje anormale të indeve jashtë mitrës.

Disa nga substancat kimike që studimi i ka nxjerrë si shumë të rrezikshme janë të ndaluara për t’u përdorur nga Bashkimi Evropian.

Kërkimet e kohëve të fundit kanë dhënë alarmin se ndotësit e mjedisit mund të çrregullojnë sistemin e endokrinës dhe mund të shkaktojnë sëmundje shumë të rënda në trupin e njeriut. Kjo deklaratë vjen nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit.

Kimikatet më të rrezikshme deri tani që dyshohet se prekin hormonet e njeriut, janë të ashtuquajturat PBDE, që gjenden më së shumti në produktet që janë rezistente ndaj zjarrit.

Disa nga lëndët e tjera që konsiderohen përgjegjëse për dëme të mëdha në shëndetin e njeriut janë edhe kimikatet që përdoren në kanaçet metalike (Bisphenol A), dhe ftalatet që gjenden në produktet kozmetike dhe në paketimet plastike të ushqimit. Për të ulur dëmet që shkaktojnë në shëndet këto kimikate, shtetet investojnë çdo vit, miliona dhe miliarda dollarë.

Në studim theksohej se pesticidet dhe materialet rezistente ndaj zjarrit ndikojnë më së shumti në uljen e koefiçientit të inteligjencës dhe në pengimin e zhvillimit normal të trurit.

Burimi: Daily Mail

 

Pin It