Tre mënyra si të dalloni kancerin e lëkurës

 

Me afrimin e sezonit të verës, duhet të kemi përkujdes të eçantë për lëkurën tonë, duke qene se rrezet e diellit ndikojnë dukshëm në paraqitjen e nishaneve.

Jo rrallëherë kanceri i lëkurës ka si zanafillë nishanet, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm të vëzhgoni ato për të parë nëse pamja e tyre ka ndryshuar apo jo.
Si të dallojmë sa më shpejt kancerin e lëkurës?
1. Kryesisht me vetë kontrollimin  e lëkurës. Kontrolloni nishanet tuaj çdo një muaj dhe vini re nëse keni ndryshime.
ASIMETRI: kur gjysma e nishanit nuk është e barabartë me gjysmën tjetër.
KONTURET: kur konturet e nishanit nuk janë të rregullta.
NGJYRA: kur ngjyra e nishanit nuk është uniforme.
DIAMETRI: kur përmasat e nishanit janë mbi 6 mm.
2. Anëtarët e tjerë të familjes mund t’ju ndihmojnë për të parë pjesët që e keni të vështirë t’i kontrolloni vetë (pjesa e kurrizit).
3. Shkoni te mjeku specialist. Bëni kontroll për kancerin e lëkurës nga mjeku dermatolog, një herë në vit, për të mbajtur nën kontroll zhvillimin e nishanit dhe për të bërë dallimin e hershëm të nishaneve malinje. Kontrolli i rregullt me dermatoskopi i nishaneve nga mjeku specialist, ndihmon në zbulimin e hershëm dhe përmirësimin e diagnozës.

Pin It