Parashikimi i motit, e hënë 19 qershor 2017

Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin tonë me përjashtim të zonave lindore të cilat do të kenë vranësira ku më të dukshme paraqiten në juglindje duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë zonat malore jugore dhe juglindore me vranësira dhe shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rritje të lehte të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga veriperëndimi, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 2 ballë.

Pin It