Fëmijëve i pëlqen që shpesh herë të ulen në pozicionin “W”, por një gjë e tillë mund t’i shkaktojë më vonë probleme të rënda shëndetësore.
Ata mund të kalojnë orë të tëra duke u ulur mbi me këmbët e hapura nga të dyja anët, gjunjtë e përkulur dhe këmbët e nxjerra pas – pra duke formuar shkronjën “W”.
Ekspertët parandalojnë se pozicioni “W” mund t’i shkaktojë fëmijës probleme ortopedike dhe dislokim të ijëve, e nëse djali apo vajza ka ngushtësim të muskujve, ky pozicion do ta përkeqësojë atë.
Kjo pozitë dëmton gjithashtu thembrat dhe gjunjtë. Ulja në pozicionin W bën që fëmija të ketë një model të ç’rregullt lëvizjeje. Shfrytëzimi i pozicioneve të tjera për t’u ulur do ta ndihmojë fëmijën në zhvillimin e modeleve më të shëndetshme të lëvizjes.